Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, kapet në Itali  Klajdi Merkaj

Klajdi Merkaj në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “” se arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Arena e Lajmit

Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, kapet në Itali  Klajdi Merkaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook