“Sot u kthye partia e Adil Çarçanit”, Tomor Alizoti: Rama nuk mundet me xhiro në bulevard, doktor ndaje mendjen çfarë do bësh

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka hedhur akuza të forta ndaj maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Nga protesta para Bashkisë, Alizoti tha se sot në parlament ka ndodhur diçka që në 30 vjet nuk ka ndodhur duke iu referuar forcave të shumta të policisë të pranishme.
Ai theksoi se jemi në rrezikun më të madh dhe se sot Shqipëria është pranë diktaturës.

“I gjithë parlamenti është i mbushur me forca speciale. Nuk ka ndodhur në 30 vjet demokraci që një ministër i Brendshëm anonim rrinte sot si prokurori i përgjithshëm Aranit Çela, kush e mban mend. Jam sinqerisht shumë i shqetësuar. Demokracia në këtë vend është produkt i lëvizjes së të gjithë qytetarëve të Tiranës. Më besoni sot demokratë, qytetarë dhe pronarë të mediave, sot Shqipëria është pranë diktaturës dhe çdo justifikim i policisë, qytetarëve nëpër kafe, i atyre që komentojnë estetikën a duhet apo s’duhet të digjet ne sot jemi bërë skllavëri e nipit të Spiro Kolekës, të Kristaq Ramës dhe jemi në rrezikun më të madh. Ju lutem merreni seriozisht sepse arritja më e madhe në këtë vend ka qenë demokracia, sot Shqipëria nuk është më demokraci. Mos u merrni me opozitën.
Doktor i nderuar ndaj mendjen çfarë do bësh, sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë, ka ardhur tani. Shqipëria është republikë parlamentare, edhe shumë deputetë të PS-së që kanë dy pare mend sot kishin ulur kokën. Kjo nuk ka ndodhur”, deklaroi Alizoti.

Ai tha më tej se “ne jemi në diktaturë, ne nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve ta shtypin prapë Shqipërinë”.

“Ne duhet t’iu thërrasim njerëzve, ata që janë zona gri të vijnë të na ndihmojnë të gjithëve që ky vend të ketë demokraci. Se këtu nuk ka drejtësi. Harrojini recitimet, harrojini diskutimet. Kur policia rri këtu dhe merret me ca njerëz të thjeshtë dhe njeriu që ka vjedhur gjithë Shqipërinë i hipën jahtit, i hipën avionit këtu nuk ka më drejtësi. Harrojeni këtë punë, por mbushni sheshet. Ndaje mendjen doktor, çfarë do bësh me këtë parti, si do e bësh këtë punë sepse sot në parlament njerëz anonimë kanë ndaluar njerëzit që janë zgjedhur nga populli. Sot u kthye partia e Adil Çarçanit. Mos u qani gjithë ditën kafeve për lekët që merrni por kontribuoni për opozitarizmin, është pronë e gjithë shqiptarëve. Gjithë demokratët, kryetarët e degëve duhet të mblidhen, të mobilizohen se Shqipëria është në diktaturë. Një lutje kam me organizatorët, me doktorin, lërini recitimet, vazhdoni veprimet. Shqipëria është në diktaturë. Edi Ramës duhet t’i dridhet zëri. Rama nuk mundet me xhiro në bulevard, mundet me protestë, mundet me zemërim. Ose të rrijë dhe njëherë të kthehet 1945-a”, tha deputeti i PD.

Arena e Lajmit

“Sot u kthye partia e Adil Çarçanit”, Tomor Alizoti: Rama nuk mundet me xhiro në bulevard, doktor ndaje mendjen çfarë do bësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook