Riekspertimi për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, Mediu pas daljes nga GJKKO: Shteti ka dalë me humbje, ekspertët sillen si prokurorë

Edhe sot në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për riekspertimin e dëmit financiar të demontimit në Poliçan.

Mediu pas daljes nga GJKKO, teksa ka folur për mediat tha se shteti ka dalë me humbje nga demontimet në Poliçan. Ai shtoi se ekspertët po sillen si prokurorë e gjyqtarë, duke pretenduar se përfundimet e ekspertëve kanë të meta.

Fatmir Mediu: Ajo që thonë ekspertët nuk ka logjikë ekonomike. Municionet për demontim kishin nevojë për kosto. Në Poliçan nuk është bërë demontim fishekësh. Shteti ka dalë me humbje.

Nga MSA kishim detyrim që të mbaronim demontimin deri më 2006. Situata e demontimit është cilësuar me risk të lartë. Ekspertët sillen si prokurorë e gjyqtarë. Po bëhen manipulime të qëllimshme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Riekspertimi për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, Mediu pas daljes nga GJKKO: Shteti ka dalë me humbje, ekspertët sillen si prokurorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook