Nga aksidentet tek kanosja e xhaxhait e vetëgjyqësia, disa të ndaluar në Elbasan në orët e fundit

 

 

Drejtoria Vendore Policisë Elbasan

  • Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
  • Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur xhaxhanë e tij dhe e ka goditur atë, me shuplakë. Në vijim, nga kontrolli në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
  • Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për:

-shtetasin italian D. V., 44 vjeç, pasi në mobilierinë që ai administron, gjatë punës, është dëmtuar aksidentalisht, në këmbë, shtetasi A. H., 40 vjeç. Gjithashtu, 44-vjeçari ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës, duke mos treguar për aksidentin e punonjësit;

-shtetasin Xh. J., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 45-vjeçar;

-shtetasen E. Z., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në lokalin e saj.

Jagodine, Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

  • Elbasan/Informacion paraprak-Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Lublin Dilja”, automjeti me drejtues shtetasin M. H., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin I. Gj., 81 vjeç, këmbësor. 81-vjeçari po merr asistencë mjekësore, në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit

Nga aksidentet tek kanosja e xhaxhait e vetëgjyqësia, disa të ndaluar në Elbasan në orët e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook