Policia në Shkodër njofton se një grua 77-vjeçare është gjendur pa shenja jete në një ullishte.
Mësohet se e moshuara ishte raportuar e zhdukur një ditë më parë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.
Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)