Debati/ “Dukeni sikur po bëni revolucion stinor”, Noka: Kemi 5 muaj në aksion…

Erl Murati, Drejtor Informacioni në News24, tha në emisionin “Open” se përqëndrimi i efektivëve të Gardës në Parlament duhet parë në atë se çfarë ka ndodhur në seancat e mëparshme. Murati tha se mos harroni se seancën e mëparshme u dogjën karriget, ndaj dhe referuar këtyre situatave, do të kishte masa nga Garda.

Ai tha se nuk është hera e parë që Garda pengon deputetët të hyjnë në Kuvend. “Masat e sigurisë janë të shpjegueshme, pasi edhe më parë është tentuar të pengohen punimet e Parlamentit. Garda këtë punë ka, nuk është përgjegjëse”, tha Murati.

Në vijim Murati e pyeti deputetin Flamur Noka nëse kjo situatë ka lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit apo edhe për rrethana të tjera, sepse në korrik ju miratuat bashkë me PS-në, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Noka duke iu përgjigjur tha se “në Kodin Zgjedhor nuk ka pasur asnjë ndryshim, por janë implementuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kishte 3 vendime të Kushtetueses që ne ishim të detyruar t’i implementojmë. Kodin Zgjedhor nuk e kemi ndryshuar, pasi Edi Rama dhe mazhoranca kanë qenë kategorik kundër për t’u ulur”.

“I gjithë zinxhiri drejtues i opozitës, duke nisur nga lideri i opozitës, është në burg politik. Kemi bërë 5 muaj aksion opozitar. Ilir Metës dhe Fatmir Mediut po i tunden prangat, opozitës iu shpall luftë nga Edi Rama në seancën kur Elisa Spiropali u vendos Kryetare e Kuvendit”, tha Noka.

Ndërsa Murati u shpreh “dukeni sikur po bëni revolucion stinor”.

“Ju po shkoni me qëllimin për t’u përplasur, hidhni molotov, bëni mosbindjen civile, dhe më pas ankoheni”, i tha Murati, deputetit demokrat.

Arena e Lajmit

Debati/ “Dukeni sikur po bëni revolucion stinor”, Noka: Kemi 5 muaj në aksion…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook