U ndaluan për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it, lirohen 3 administratorët e klinikave private

Lirohen 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produket në Shqipëri i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj. Gjykata pranoi  kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në  Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

U ndaluan për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it, lirohen 3 administratorët e klinikave private

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook