Vitamina C – Efektet Anësore në Shëndet Kur e Teproni me të

Vitamina C është ndër suplementët më të blerë në botë ndonëse ajo gjendet me bollëk tek frutat dhe perimet.

Trupi ka nevoja të mëdha për këtë vitaminë. Ajo i duhet sistemit imunitar, përshpejton shërimin e plagëve, ushqen kockat dhe mirëmban funksionet e trurit.

E pavarësisht këtyre vlerave, nëse kjo vitaminë merret pa kriter, mund të ofrojë disa efekte anësore të padëshiruara.

Vitaminat që treten në ujë nuk depozitohen në trup, ndërsa ato që treten në yndyrë, po.

Vitamina C futet në kategorinë e parë, që do të thotë se ajo transportohet në inde nëpërmjet lëngjeve të trupit dhe çdo tepricë del jashtë nëpërmjet urinës.

Duke qenë se trupi nuk e prodhon këtë vitaminë, ai ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm.

Kjo në disa raste mund të nxisë një përdorim të tepruar të kësaj vitamine, duke shkaktuar kështu probleme me tretjen dhe gurë në veshka.

Efekti më i madh anësor i konsumit të lartë të kësaj vitamine ka të bëjë me tretjen.

Në këtë rast, njeriu vuan nga diarea, urthi dhe të përzierat.

Vitamina C dihet që përmirëson përthithjen e hekurt në trup, veçanërisht atij të burimeve bimore.

Përthithja e hekurit rritet me 67 përqind në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.

Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

Tepricat e vitaminës C dalin nga trupi në formën e oksalatit që largohet nëpërmjet urinës.

Në rrethana të caktuara, oksalatet lidhen me mineralet dhe formojnë kristale që më vonë nxisin krijimin e gurëve në veshka.

Konsumi i tepruar i vitaminës C ka potencialin të rrisë sasinë e oksalateve në urinë dhe rrjedhimisht formimin e gurëve në veshka.

Tepricat e kësaj vitamine dalin nga trupi pak orë pas marrjes së saj, ndaj përballja me këto efekte anësore është krejt e vështirë.

Thënë shkoqur, një njeri duhet të konsumojë 29 portokalle ose 13 speca që të tejkalojë limitin e lejuar të vitaminës C.

Nëse ju zgjidhni suplementë, sigurohuni që një pilulë të mos plotësojë më shumë se 100% të dozës së nevojshme ditore e cila është: 90 mg në ditë për meshkujt dhe 75 mg në ditë për gratë./AgroWeb.org

Vitamina C – Efektet Anësore në Shëndet Kur e Teproni me të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook