Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka: Janë bërë hapa drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, të thjeshtohen procedurat që të kemi më shumë studentë të huaj

Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka, në fjalën e tij në mbledhjen e rektorëve të universiteteve shtetërore dhe atyre private me kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali, foli për situatën e arsimit të lartë në vendin tonë.

Ruka tha se arsimi i lartë në Shqipëri në 30 vjet ka pësuar trajektore jo të lehta. Ai shtoi se janë bërë hapa përpara drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Ruka tha se duhet të ndërmerren masa që të thjeshtohen procedurat, me qëllim që të kemi më tepër studentë të huaj në vend.

Rektori i Universitetit Luarasi Et’hem Ruka: Desha të them se kjo skenë që po prodhon sot parlamenti, nuk është edukative për brezin e ri. Gjithçka përfundon në parlament, parlamenti certifikon çdo gjë me anë të ligjeve. Arsimi i lartë në Shqipëri pati trajektore të vështirë në 30 vjet. U bë një ligj, Ligji i Arsimit të Lartë, që mendoj se është i domosdoshëm për të disiplinuar arsimin. Shumë gjëra të Arsimit të Lartë duhet të rishikohen.

Duhet pasur besim më shumë te universitetet dhe jo gjithmonë me kontroll nga lart. Mbase duhen bërë disa ndryshime në mandatin tjetër. Kemi bërë hapa përpara drejt ndërkombëtarizimit. Ka vështirësi të marrjes së vizave nga studentët e huaj. Duhen pranuar më shumë studentë të huaj në Shqipëri. Ka gjëra që nuk duan lekë, duan pak vullnet, që të dëgjohemi më shumë. Fatmirësisht kemi një ministre që dëgjon, mban shënime dhe me të bashkëpunojmë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka: Janë bërë hapa drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, të thjeshtohen procedurat që të kemi më shumë studentë të huaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook