Lionel Mesi la pas një sezon të parë zhgënjyes më skuadrën e Parisit, por duket se kjo nuk ka ndikuar te humori i argjentinasit i cili po i kalon pushimet verore së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Çesk Fabregas në një ishull privat.
Dy futbollistët kanë prenotuar një ishull të gjithin për vete në Ibiza ku do të kalojnë pushimet së bashku me familjet, i cili i ka kushtuar një shifrën marramendëse të 260 mijë paundve në javë.
Ishulli përveç hapësirave të rezervuara ndaj tyre i ka vendosur në dispozicion futbollistëve dhe 22 anëtar të stafit që do të jenë në urdhrat e tyre gjatë kohës së qëndrimit, në këto pushime që duket të jenë një ëndërr e bërë realitet.