ITB Berlin: Shqipëria, një portë mes Lindjes dhe Perëndimit, turistë gjatë gjithë vitit

ITB Berlin, panairi më i madh tregtar i turizmit, prezanton Shqipërinë si vendin e vizituar nga turistët gjatë gjithë vitit, të tërhequr jo vetëm nga bukuritë natyrore, por edhe nga një trashëgimi e pasur dhe ndërthurje kulturash.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shënimin mbi Shqipërinë, në faqen e panairit, ku vendi yne, në edicionin e vitit 2025 do të jetë vendi zyrtar i nderit i ITB Berlin 2025.

ITB Berlin e prezanton Shqipërinë si një portë mes Lindjes dhe Perëndimit, me një bashkëjetesë kulturash në harmoni të përsosur, qe rrëfen trashëgiminë e saj përmes kështjellave, muzeve, vendbanimeve ilire e parqeve arkeologjike, si ftesë për t’i ndarë me të gjithë vizitorët këto thesare.

“Ne duam t’ju përcjellim disa nga vendet kulturore më interesante në vend, të cilat panë 36 për qind më shumë vizitorë për periudhën midis janarit dhe gushtit, krahasuar me një vit më parë”, shkruan ITB Berlin duke renditur më poshtë disa prej objekteve kulturore më të vizituara në Shqipëri si: Kalaja e Gjirokastrës, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Qendra e Muzeumeve në Berat, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” e Qendra për Hapje e Dialog në Tiranë.

ITB Berlin është panairi më i madh tregtar i turizmit në botë. Kompanitë e përfaqësuara në panair përfshijnë hotele, borde turistike, operatorë turistikë, ofrues të sistemit, linja ajrore dhe kompani të makinave me qira. ITB Berlin zhvillohet çdo vit në mars, në Messe Berlin.

Arena e Lajmit

ITB Berlin: Shqipëria, një portë mes Lindjes dhe Perëndimit, turistë gjatë gjithë vitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook