“Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë sot, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e shtëpisë.
Ndërsa na ndajnë dhe vetëm tre ditë nga nisja e spektaklit, ish-opinionisti mesa duket na e zbuloi një personazh.
Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit mjaft të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.
“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.