Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Parku Natyror Drilon-Tushemisht, për të cilin thotë se është tërësisht i rilindur.
Rama shprehet se ky park natyror dhe Qendra e re e Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec.
“Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.