Ofendoi trajnerin pas zëvendësimit, Ramadani kërkon falje: Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest

Ylber Ramadani foli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Luca Gotti, duke iu rikthyer episodit në ndeshjen ndaj Parmës. Mesfushori shqiptar i Lecces nuk e priti mirë zëvendësimin, teksa  i acaruar, ofendoi teknikun Gotti.

“Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest në karrierën time, shumë keq. Dua t’i kërkoj falje trajnerit para të gjithëve, e kam bërë tashmë në dhomat e zhveshjes. Trajneri është si një baba për mua, më ka ndihmuar shumë. Është një kapitull i mbyllur.  Ne si skuadër jemi shumë të bashkuar dhe kjo është e rëndësishme për ndeshjen e radhës, ndaj Fiorentinës duam të marrim rezultat.  ” – tha Ramadani.

28-vjeçari është impenjuar në 7 ndeshje në këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Në sezonin e parë, Ramadani u aktivizua në 34 takime. Ai u transferua te Lecce në vitin 2022, nga skocezët e Aberdeen.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ofendoi trajnerin pas zëvendësimit, Ramadani kërkon falje: Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook