Eksperiencë e personalizuar, WhatsApp teston veçorinë e re me Inteligjencën artificiale

Versioni i fundit beta i WhatsApp për Android ka zbuluar se aplikacioni popullor i mesazheve po zhvillon një veçori të re për chatbotin e tij Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që AI të kujtojë detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të personalizuar.

Bëhet e ditur se Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë një sërë detajesh personale, duke përfshirë preferenca të ndryshme e ditëlindje, shkruajnë mediat e huaja.

Për më tepër, AI mund të kujtojë alergjitë dhe interesat personale, si librat e preferuar dhe dokumentarët.

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me preferencat dhe stilin e jetës së përdoruesit.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë.

Arena e Lajmit

Eksperiencë e personalizuar, WhatsApp teston veçorinë e re me Inteligjencën artificiale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook