Mançester Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Uest Hemit në javën e parafundit të Premier Ligës, në transfertë.
Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy gola në pjesën e parë nga Bouen, por rezultati u barazua më pas në pjesën e dytë nga Grilish dhe një autogol i Kufal.
Ishte Rijad Mahrez, i cili në fund të takimit humbi shansin e arrtë për të kaluar në avantazh “Qytetarët, duke humbur një 11-metërsh.
Kështu Siti duhet të fitojë në sfidën e fundit me çdo kusht për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Sauthemptonit në sfidën me Liverpul.
Një tjetër rezultat pozitiv për Mançester Sitin do të ishte dhe një barazim i mundshëm i skuadrës së Klop, duke parë dhe golavarazhin midis dy ekipeve që flet dukshëm për skuadrën e Guardiolës.
Nga ana tjetër, Uest Hem siguroi një vend në Europë me këtë rezultat.
REZULTATET:
UEST HEM 2-2 MANÇESTER SITI
Bouen 24’, 45’ / Grilish 49’, Kufal (A.G) 69’
ASTON VILA 1-1 KRISTAL PALAS
Uotkins 69’ / Shlup 81’
LIDS 1-1 BRAJTON
Struijk 90+2’ / Uellbek 21’
UATFORD 1-5 LEISTËR
Zhoao Pedro 6’ / Medison 18’, Vardi 46’, 70’, Barns 46’
ULLVËRHEMPTON 1-1 NORUIÇ
Ait Nuri 55’ / Puki 37’
RENDITJA:
Arena e Lajmit

Loading…