VIDEO/ Nga rrugët te restaurimi i kishave! Një udhëtimim në disa nga investimet e BE në Shqipëri

Shqipëria është një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian, dhe prej kohësh ka statusin e vendit kandidat. Por megjithëse Shqipëria nuk është ende ne Evropë, Bashkimi Evropian është prezent në vendin tonë me investime konkrekte, në infrastrukture, trsashëgimi kulturore apo historike si dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zona të ndryshme.

Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, një qendër sociale për komunitetet në nevojë ka hapur dyert dh      e vijon punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Berat. Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Hubert Perr viztoi këtë qendër dhe u takua me përfituesit e granteve direkte të dhëna nga Bashkimi Evropian për ti fuqizuar ata ekonomikisht.

Ura e Bilçës, që së shpëjti do të nxjerrë nga izolimi disa fshatra dhe do ti lidhë ato me qytetin e Beratit, po ndërtohet me ndihmën e Bashkimit Evropian. Për kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, ky investim do të lehtësojë jetën e shumë qytetarëve dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë e tyre.

Nga kulla panoramike në Kalanë e Beratit, mund të shihet i gjithë qyteti, por terreni i thyer e bën të pa aksesueshme këtë pikë nga personat me aftësi të veçanta. Falë investimit të Bashkimit Evropian, tashmë kushdo mund të shohë Beratin, në 360 gradë, pavarësisht kufizimeve fizike.

Ky është parku Arkeologjik i Bylisit, një sit i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore. Ai mund të shihet nga rruga nacionale Fier-Tepelenë, por për të shkuar deri atje duhej bërë një rrugë e gjatë. Por tashmë, ai jo vetëm mund të shihet, por edhe mund të aksesohet nga rruga Fier-Tepelenë në vetëm 10 minuta. Kjo falë një rruge tërësisht të re të ndërtuar falë financimit të Bashkimit Evropian, që do ta kthejë këtë sit arkelogjik në një destinacion për vizitorët, dhe pjesë të guidave vendase e të huaja.

Ndër të parët që e përshkuan këtë rrugë ishin ky grup turistësh gjermanë me biçikleta. Megjithëse për herë të parë në Shqipëri, duket se mendimi i tyre për Shqipërinë dhe Shqiptarët ka ndryshuar tërësisht. Por jo vetëm turistëve. Kjo rrugë u ka lehtësuar jetën edhe atyre që e përdorin çdo ditë, banorëve të zonës. Një kujdes të veçantë në Shqipëri, Bashkimi Evropian ka treguar edhe për trashëgiminë kulturore.

Prifti i kësaj kishe thotë se kjo ndërhyrje, e shpëtoi kishën nga rrënimi, dhe tashmë ky monument kulture do të vazhdojë të qëndrojë i fortë edhe për brezat në vazhdim.

Falë ndihmës së Bashkimit Evropian Korça do të ketë tashmë një festë të muzikës qytetare, që do të kthehet në traditë, sipas shembullit të suksesshëm të Festës së Birrës Korça

Këto janë vetëm disa nga përfitimet që Shqipëria, ka si vend kandidat prër në Bashkimit Evropian, E ndërsa shohim të flitet çdo ditë për negociata dhe hapje kapitujsh, qytetarët në zona të ndryshme, e kanë Bashkimin Europian më të prekshëm falë këtyre investimeve.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Nga rrugët te restaurimi i kishave! Një udhëtimim në disa nga investimet e BE në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook