Grida Duma në dasmën e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit, dalin fotot e para

Mes njerëzve të zemrës, familjarë e miq, presidentja e Top Channel, Lori Hoxha dhe biznesmeni Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare. Ashtu si dhe pritej nga dasma madhështore nuk ka dalë asnjë foto e video. E vetmja gjë që dimë është se eventi do të zhvillohej në ambientet e “Sheraton”, por se si Lori dukej e veshur me fustanin e bardhë e Visi si dhëndër, apo foto të së ftuarve e pamje brenda dasmës këto nuk i dimë.

Të ftuarit në këtë dasmë janë treguar mjaft diskretë duke mos nxjerrë asnjë detaj jashtë ambienteve të “Sheraton”.

Por, pas shumë e shumë kërkimesh në rrjetet sociale ajo që gjetëm është Grida Duma. Ish-deputetja dhe moderatorja, ashtu si gjithmonë, duket rrëzëllitëse. Grida ka vendosur që në dasmën e Lorit dhe Visit të shkojë me një fustan të ngushtë ngjyrë jeshil dhe me detaje silver.

Këto foto nuk janë postuar nga vetë moderatorja, por nga personi që u kujdes për pamjen e Gridës në këtë dasmë e cila është pritur prej shumë vitesh./Newsbomb

Grida Duma në dasmën e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit, dalin fotot e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook