Kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e Lori Hoxhës! Ja artistët që kënduan

Trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel”, celebroi dje në martesë në një dasmë me 200 të ftuar, dashurinë e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin.

Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar dhe kjo dasmë tashmë në Tiranë bëhej nga familja e dhëndrit. Duke respektuar kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, ndonëse të ftuar në mbrëmje kishte shumë personazhe të njohur të jetës publike.

Muzika dhe të ftuarit

Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë.

Prezentë në këtë event, kishte shumë personazhe të njohur nga bota e media dhe politikës. Kryetari i Bashkisë Tiranë me bashkëshorten Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryeministrit Linda Rama, Tom Doshi, ishin disa nga emrat e politikës; ndërkohë nga televizioni ishin prezentë: Grida Duma, Xhemi Shehu, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Armina Mevlani, Elvana Gjata, Valdrin Sahiti, etj. Ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores ikonë të “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila nga sa kuptohet në postimet në instagram, ndodhet në Londër me të gjithë familjen.

Nusja

Lori shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit, që i vinte në pah linjat dhe e bënte të xixëllonte në skenë nga detajet e punuara me gurë dhe temina.

Dekori

Me një tavan floral, ndriçim të ulur, shandelierë dhe qirinj të ndezur, ishte menduar dekori i dasmës, që për nga investimi duket të ketë qenë shumë e kushtueshme./Newsbomb.al

Kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e Lori Hoxhës! Ja artistët që kënduan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook