Inter del triumfues në Romë, teksa mposhti 0-1 skuadrën e Juric.
Një pjesë e parë e luftuar, me disa raste për shënim. Në fillimin e pjesës së dytë, një eurogol i Lautaro Martinez prishi ekuilibrat. Zikaltërit, u përpoqën që të menaxhonin rezultatin dhe bënë diçka të tillë në mënyrë të përkryer. Kryeqytetasit provuan të gjitha kartat, por Roma nuk mundi dot të ndryshojnë rrjedhën e takimit.
Inter renditet në vendin e dytë me 17 pikë. Roma është në vendin e 10-të.