Superiore/ Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit në superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë nxjerrë në pah edhe trajnerin dhe 11-shen më të mirë të kësaj jave.

Portieri më i mirë i kësaj jave është përzgjedhur Razak Abalora, gardiani i Elbasanit. Në repartin e mbrojtjes janë zgjedhur Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi).

Mesfusha më e mirë e  kësaj jave është përzgjedhur: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia).

Tre sulmuesit e javës janë: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi).

Ndërkaq, i ulur për herë të parë në pankinën e Laçit, Francesco Moreiro është përzgjedhur nga teknikët e ekipeve kombëtare si trajneri i javës.

 

Formacioni i javës:

Porta: Razak Abalora (Elbasani)

Mbrojtja: Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi)

Mesfusha: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia)

Sulmi: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi)

Trajneri i javës së 9-të: Francesco Moreiro

Arena e Lajmit

Superiore/ Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook