Atletico fitore me përmbysje, Muriqi protagonist me Mallorkën, realizon golin e fitores dhe fiton derbin ndaj Balliut

Fitore me përmbyshe, por shumë të rëndësishme arriti Atletico e Madridit, teksa mposhti në Wanda Metropolitana 3-1, skuadrën e Leganes. “Los Colchoneros”, fituan një ndeshje që nuk pritej në fakt të ishte kaq shumë e ndërlikuar për ta. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Neyou, që shënoi një gol mjaftë të bukur në të 34-ën. Barazimi vonoi shumë, por në të 69 për madrilenët ishte i zakonshmi Sorloth, që shfrytëzoi pasimin e Wirtz për të gjetur rrjetën.

Përmbysja vjen në të 81, kur Grizmann e çon topin në rrjetë, për golin e përmbysjes së shifrave. Në fund ka festë sërish për sulmuesin norvegjez, që realizon golin e dytë personal pas asistit të Julian Alvarez, për shifrat finale 3-1. Me Atleticon që me këtë fitore, ngjitet në kuotën e 20 pikëve, e nuk humbet terren me kryesusesit.

Ndërkohë në sfidën tjetër të javës së mes Mallorkës dhe Rayo Vallecanos, Vedat Muriqi rikthehet të bëjë protagonistin, duke fituar derbin mes shqiptarëve, atë ndaj Ivan Balliut.

Sfida përfundoi 1-0 për vendasit dhe goli i 3 pikëve erdhi nga sulmuesi kryesor Vedat Muriqi, i cili në minutën e 75 shfrytëzoi një krosim nga këndi dhe me specialitetin e tij, goditjet me kokë e çoi topin në fundin e rrjetës. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, realizoi golin e dytë sezonal. Ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes teksa u vlerësua me notën 7.7, ndërkohë që Ivan Balliu u aktivizua për gjatë gjithë takimit dhe në fund u vlerësua me notën 6.6.

Arena e Lajmit

Atletico fitore me përmbysje, Muriqi protagonist me Mallorkën, realizon golin e fitores dhe fiton derbin ndaj Balliut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook