Rama: Politika në një moment riformësimi, ka një pjesë të veten të degraduar. Po përgatisim gjeneratën PS2030

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, duke folur për platformën “Deputeti që duam” tha se të merresh me politikë nuk do të thotë se po merresh me një punë të pistë.

“Gjithçka varet nga duart, duart e pastra bëjnë një punë, ata të pista bëjnë një punë të caktuar, duart e afta bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika është shpikja më e jashtëzakonshme që njeriu ka bërë”, tha Rama.

Ai tha se politika është në një moment riformësimi, pasi ka një pjesë të vetëm shumë të degraduar.

Në këtë kuadër ai tha se PS ka detyrën që të udhëheqë ripërtëritjen e politikës.

“Përmes platformës “deputeti që duam” të përgatisim fuqinë që do të marrë stafetën. Po përgatisim PS 2030 që do të çojë përpara këtë parti në dekadën e ardhshme.

Thotë se janë shumë 3 mandate, po përse janë shumë? Në vendet shumë demokratike të Europës, në vendet me standardet më të larta se shumica e vendeve të Europës, në veri të Europës, kemi parti që kanë bërë histori duke qëndruar 40 apo 50 vjet në pushtet.

Kjo nuk është ambicie për pushtet, por për Shqipërinë”, tha Edi Rama.

Ai tha se PS duhet të rrisë kapacitetin për të identifikuar dhe zgjidhur problemet duke nisur që nga skuadra e saj në Parlament. “Ky është momenti për të nisur transfuzionin gradual, por jo të vogël, por me prerje”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Rama: Politika në një moment riformësimi, ka një pjesë të veten të degraduar. Po përgatisim gjeneratën PS2030

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook