Janë publikuar pamjet e para nga arrestimi i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili përfundoi në pranga mbrëmjen e djeshme.
Në videon e siguruar nga Çyrbja shfaqet me kokën e ulur dhe i prangosur teksa shoqërohet nga dy efektivë të maskuar të forcave operacionale.
Ish-deputeti u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës
Ish-deputeti socialist Çyrbja, sipas SPAK, rezulton të ketë qenë përdorues i platformës së koduar Sky ECC dhe ka aty komunikime me segmente të krimit të organizuar. Prokuroria e Posaçme akuzon Çyrbjen se i jepte i formacione “të fortit” të Shijakut, Altin Hajri, për ta shpëtuar këtë të fundit nga arrestimi. Hajri është person në kërkim për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Gjithashtu, nga rikuperimi i komunikimeve në SKY, janë zbërthyer edhe mesazhet e Çyrbjes me Hajrin ku i kërkon këtij të fundit mbështetje në vota për zgjedhjet e 2021 në Qarkun e Durrësit.
()