“Çështje sigurie shoqërore, jo detyrim formal”/ Rama-bizneseve: Mosdeklarimi i pagave, grabitje edhe ndaj fëmijëve! 500 mlj euro që do shkonin për shkolla…

Në takimin me bizneset, kryeministri Edi Rama u shpreh se kushdo që nuk deklaron pagën e plotë për punonjësit,. Po i bën dëm jo vetëm pensionistëve të cilët nuk përfitojnë dot rritje pensionesh, por po i “hyn në hak” edhe fëmijëve, pasi 500 mln euro të cilat merren nga buxheti për të plotësuar boshllëqet nga kontributet shoqërore, duhet të shkonin për shkolla e kopshte për të ardhmen e këtij vendi.

Rama shtoi se kjo është çështje sigurie shoqërore jo detyrim formal.

“Ajo që ndodh në realitetin e marrëdhënies mes shtetit dhe pensionistit është që çfarë shteti mbledh nga kontributet e sigurimeve shoqërore që deklaron sipërmarrja në muajin shtator, i kalon menjëherë për pensione në muajin shtator. Ky është mekanizmi. Pra faktikisht, në pagesën e detyrimeve, janë detyrimet ndaj sigurimeve shoqërisë, ndaj sigurimeve shëndetësore dhe tatimi, i cili shkon në buxhet,. Ai investohet për projekte të ndryshme dhe shpenzohet për funksione të ndryshme, ndërsa sigurimi shoqëror shkon nga banka ku jepet paga për punonjësin, tek sporteli apo tek banka ku jepet pensioni. Këtë e them për të kuptuar se kush nuk paguan sigurime shoqërore apo fsheh peshën reale të tyre, vjedh nga ky transaksion, heq para nga vagonat e trenit që bëjnë vajtje ardhjen mes kontributeve dhe pensioneve.

Çdo vit gjysmë mln euro shtohet nga buxheti për të plotësuar boshllëqet. Pra kush nuk deklaron pagën e plotë i bën dëm pensionistëve, por edhe fëmijëve sepse 500 mln euro duhet të shkonin për kopshte e shkolla, për investime për të ardhmen.

Është çështje sigurie shoqërore jo detyrim formal. Nuk është as ndihmë e dhuratë qeveritare por një detyrim i drejtpërdrejtë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Çështje sigurie shoqërore, jo detyrim formal”/ Rama-bizneseve: Mosdeklarimi i pagave, grabitje edhe ndaj fëmijëve! 500 mlj euro që do shkonin për shkolla…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook