Ka nisur një lidhje të re dashurie? Sara Hoxha flet për ndarjen nga Ledri dhe thashethemet për puthjen në film

Sara Hoxha i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë zërave për ndarjen e saj nga Ledri për shkak të puthjes së saj si aktore në filmin “Në Kuadër të dashurisë”.

E ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, në skenarin e përgatitur për blogeren përmendej edhe roli i saj si e dashura e aktorit Roerd Toçe në film, shkruan Vip Magazine. Me ironi ajo u shpreh se është vajza që “puthet lart e poshtë nëpër filma”.

Më tej, personazhi Braçja i drejtohet Sarës se ka një shoqe që “iu mërzit burri kur bëri një skenë me puthje në film”. Në këtë moment Sara reagoi e irrituar “Ua larg qoftë”.

Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie. Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse biseda mes tyre ishte “në kuadër të rolit”. /Vip Magazine/

Ka nisur një lidhje të re dashurie? Sara Hoxha flet për ndarjen nga Ledri dhe thashethemet për puthjen në film

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook