EMRI/ I hodhi policit të Rrugores kapelen në tokë, e ofendoi dhe shtyu, pranga 26-vjeçarit në Tiranë. I riu drejtonte automjetin nën efektin e drogës (VIDEO)

Një 26 -vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ka ofenduar dhe shtyrë një punonjës policie.

Të riut, i identifikuar si Skerdi Lozi, iu vendosën masa administrative sipas Kodit Rrugor, në vlerë totale prej 38,000 lekë dhe iu zbritën 12 pikë nga leja e drejtimit.

Arrestimi u krye në ambientet e paraburgimit të Komisariatit nr. 3, Tiranë.

Njoftimi:

Në Tiranë, më datë 21.10.2024, rreth orës 16:50, u arrestua në flagrancë shtetasi Skerdi Lozi, i datëlindjes 06.12.1998, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “4 Dëshmorët”, banesë nr.1/1, i pa dënuar më parë. Arrestimi u krye për veprat penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (nen ndikimin e lëndëve narkotike) dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 236 të Kodit Penal.

Rrethanat e ngjarjes:
Më 21.10.2024, rreth orës 12:10, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të “Don Boskos”, shtetasi Skerdi Lozi duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targa AB908ON, nuk respektoi urdhrin e një punonjësi të policisë rrugore për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen. Punonjësi i policisë rrugore, Xhuliano Spahiu, i cili po menaxhonte trafikun, kishte dhënë sinjal të qartë për ndalimin e mjeteve që vinin nga rruga “Don Bosko” për të reduktuar fluksin e lëvizjes. Automjeti i drejtuar nga shtetasi Lozi nuk e respektoi këtë sinjal dhe vijoi lëvizjen.

Pas kësaj, punonjësi i policisë e fotografoi mjetin dhe gjatë këtij momenti drejtuesi i automjetit doli nga makina, filloi të ofendonte dhe të shtynte punonjësin e policisë. Ai u neutralizua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr. 3. Gjatë kontrollit, rezultoi se shtetasi Lozi drejtonte mjetin nën ndikimin e substancave narkotike, përkatësisht amfetaminës dhe kokainës.

Ndaj tij u vendosën masa administrative sipas Kodit Rrugor, në vlerë totale prej 38,000 lekë dhe iu zbritën 12 pikë nga leja e drejtimit. Arrestimi u krye në ambientet e paraburgimit të Komisariatit nr. 3, Tiranë.

Ky informacion është bërë publik për të rritur ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe bashkëpunimin me autoritetet për sigurinë e të gjithëve.

Arena e Lajmit

EMRI/ I hodhi policit të Rrugores kapelen në tokë, e ofendoi dhe shtyu, pranga 26-vjeçarit në Tiranë. I riu drejtonte automjetin nën efektin e drogës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook