Nga seria e vjedhjeve te ndjekja e policisë, si përfundoi në pranga ish-ushtaraku amerikan në Elbasan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. R., 27 vjeç, banues në ShBA, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Vorë, me të cilin ka shkuar në një karburant dhe e ka furnizuar por nuk kryer pagesën.

Më pas, ditën e djeshme, ka marrë një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbritur nga mjeti, i riu ka vjedhur mjetin dhe është larguar.

Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, 27-vjeçari, i arrestuar është shtetas amerikan nga Ohio, i identifikuar si Anthony Rhodes, ish-ushtarak. Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë natës më datë 19 tetor ka shkuar në një pikë karburanti në Yrshek me një automjet të vjedhur dhe të shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Vorës dhe pasi ka furnizuar makinën më karburant është larguar pa kryer pagesën.

Më pas, dy ditë më vonë po 27-vjeçari amerikan në rrugën dytësore të autostradës Tiranës i ka vjedhur automjetin një taksisti, ku 27-vjeçari amerikan ishte pasagjer. Gjatë ndjekjes nga Policia e Tiranës, 27-vjeçari me mjetin taksi që kishte vjedhur ka goditur edhe një nga makinat e policisë që po e ndiqnin.

Kapja e 27-vjeçari është bërë e mundur vetëm në Elbasan, për neutralizimin fizik të tij policia ka hasur vështirësi për shkak të stërvitjes ushtarake që kishte i riu.

Arena e Lajmit

Nga seria e vjedhjeve te ndjekja e policisë, si përfundoi në pranga ish-ushtaraku amerikan në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook