Në emisionin “Open” në News24 është debatuar lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
Gazetari Igli Çelmeta ka pyetur ish-prokurorin Eugen Beçi se si duhet të veprojë policia kur një person, ndaj të cilit ka një masë arresti për tu ekzekutuar, e kundërshton?
Beçi tha se gjithçka duhet të jetë në proporcion. “Po ti hyjmë procedurave atëherë a mund të më thotë mua njeri nëse është mbajtur 5-6 minuta Ilir Meta sa t’i jenë lexuar të drejtat që ka? Edhe nëse ka kundërshtuar ai, nuk mund të ketë reagime jo proporcionale”, tha Beçi.
Ai tha se “në seancën që bëhet vlerësimi i masës së sigurisë, gjyqtari i seancës paraprake, pyetjen e parë që do t’i bëjë personit është: je njohur me të drejtat dhe akuzat”
“Në momentin që personi thotë jo, atëherë do hapen kamerat, do shikohen a janë respektuar apo jo”, tha Beçi.