Kryemadhi pyetet për përgjimet: Rama, Veliaj, Berisha, Basha e biznesmenë kanë qenë në shtëpinë time. Gazetarë e aktorë më kanë kërkuar ndihmë

TIRANË

Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët në lidhje me përgjimet në shtëpinë e saj të zbardhura në dosjen e SPAK.

Kryemadhi deklaroi se në shtëpinë e saj kanë qenë politikanë të shumtë, duke i përmendur me emra, por edhe biznesmenë. Ajo tha se ka ndihmuar aktorë e gazetarë dhe do vazhdojë t’i ndihmojë.

“Rama, Veliaj, Berisha, Basha, biznesmenë kanë qenë në shtëpinë time. Sa gazetarë kanë kërkuar ndihmën time?! Pse njeri pa njeri jam?! Do ndihmoj sa të kem mundësi. Sa aktorë të portokallisë më kanë kërkuar ndihmë sepse i trajtonin sipas interesave. Kur ishte PD-ja në pushtet i shkelte me këmbë, kur erdhi PS-ja i shkelte me këmbë. Është turp, Shqipëria është një fshat i vogël”, tha Kryemadhi.

Arena e Lajmit

Kryemadhi pyetet për përgjimet: Rama, Veliaj, Berisha, Basha e biznesmenë kanë qenë në shtëpinë time. Gazetarë e aktorë më kanë kërkuar ndihmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook