Pas një pritjeje të gjatë, NBA fillon sërish dhe si zakonisht inaugurohet nga kampionët në fuqi: në Boston, me Celtics që e nisën sezonin e rregullt në mënyrën më të mire të mundshme teksa mposhtën Knicks 132-109, ku protagonist ishte i përhershmi Jason Tatum me një double double (37 pikë dhe 10 asistime). Vendasit krijuan menjëherë shkëputjen ndaj kundërshtarit teksa pas përfundimit të dy periodave të para e panë veten në avantazh +19 pikë. Derrik White me 24 pikë si dhe Jaylen Brown me 23, ishin përcaktues në fitoren e parë sezonale për ekipin e Mazzullës, ndërkohë që 22 pikët e realizuara nga Brunson rezultuan të pamjaftueshme për Nicks.
Në ndeshjen tjetër të natës hapëse, Los Angeles Lakers mundi Minnesota Timberwolves 110-103 falë 36 pikëve dhe 16 rebouneve të Anthony Davis. LeBron James realizoi 16 pikë, ndërkohë që vlen për t’u përmendur fakti se në këtë ndeshje u aktivizua për rreth 3 minuta edhe i biri i tij Bronny, duke hyrë në historinë e NBA si lojtarët e parë babë e bir që aktivizohen bashkarisht në një ndeshje të basketbollit amerikan, pasi më herët ata e kishin bërë diçka të tillë, në ndeshjet e Pre Season-it.
Sfida ishte e balacuar teksa diferencën që kreu Lakers në periodën e dytë, thuajse u balancua nga Timberwolves, që në një moment të garës e çuan diferencën në -4 pikë, por që u treguan jo në lartësinë e duhur më pas për të përballuar kalifornianën, që e nisin sezonin kështu në mënyrën më të mire të mundshme.