Politikani Fatbardh Kadilli, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 komentoi arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kadilli tha se keqardhja e madhe është se secila palë (pro ose kundër) reciton pjesën e vet. Ai tha se është për të ardhur keq, që partia politike merr përgjegjësinë për të pandehurit.
“Ilir Meta është “peshk i madh”. Ne bëjmë gjyqe publike, një e bëjmë në publik dhe një në sallë të gjyqit. Qëllimi i drejtësisë është të zbulojë shkelje. Unë nuk mendoj se publiku përfiton ndonjë gjë kur dëgjon secilën palë duke recituar pjesën e vet. Ka dy palë, njëra palë tenton ta shfaqë Metën si Jezu Krishti, ndërsa pala tjetër e paraqet si djall.
Nuk bie dakord që drejtësia po godet opozitën. Duhet thënë se është dënuar Helmut Kholn, është dënuar Kraksi në Itali. Është Donald Trumpi në proces. Japin deklarata partitë. Por partitë politike tek ne po bëhen palë me të akuzuarit. Ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë të PS janë ekanë qenë në burg. Duhet ta duartrokasim drejtësinë për goditjet nga të dyja palët”, deklaroi Kadilli.
(Arena e Lajmit)