Lille dhe Edon Zhegrova po kthehen në makth për ekipet madrilene. Pas Realit, francezët mposhtën edhe Atletico-n, duke u bërë ekipi i tretë në histori, pas Chelsea dhe Man.City, që mposht dy ekipet madrilene brenda një sezoni të vetëm Në Champions League. Atletico krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim pasi kaluan në avantazh Alvarez që në minutën e 8-të. Zhegrova nuk ishte projektuar si titulluar, por u hodh në fushë si zëvendësues që në minutën e 16-të. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të, Zhegrova realizoi një super gol, një goditje perfekte nga jashtë zone që u ndal në trekëndësh.
Lille nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 74-ët, Jonathan Devid, sulmuesi kanadez, realizoi sërish duke kaluar Lille në avantazh. David u kthye në protagonist absolut në këtë takim pasi në minutën e 89-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Lille.
Edon Zhegrova ishte i papërmbajtshëm edhe në dhomat e zhveshjes duke festuar me shqiponjë, me flamurin kuqezi dhe me plis në kokë. Jo vetëm kaq, por Zhegrova bëri që edhe futbollistët e tjerë të Lille të festonin me simbolin e shqiponjës.
()