FOTO/ Hakmerret Barça, thyen Bayern me “poker”, Raphinha bën “tripletë”, festë e madhe në Spanjë: Recital

Me Hansi Flick dhe me Robert Lewandowski-n në anën e tyre, Barcelona “hakmerret” ndaj Bayern Muich, i shkaktoi një humbje me “poker” golash në një sfidë spektakolare ku Raphinha ishte njeriu i ndeshjes, autor i një “triplete”.

Braziliani gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e parë, në topin e parë që i erdhi në këmbë shtriu edhe Neuer duke kaluar Barçën në avantazh. Bayern reagoi fuqishëm, Harry Kane me kokë barazoi menjëherë shifrat, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 18-të, Harry Kane i shërbyer nga Gnabry dërgoi sërish topin në rrjetë, por këtë herë u vlerësua në pozicion të rregull duke barazuar shifrat në 1-1.

Ekipi i Flick ishte perfekt në këtë takim, pasi goditën 4 herë kuadrat duke shënuar 4 gola. Në minutën e 36-të ishte radha e Lewandowskit i cili i shërbyer nga Fermin Lopez e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Barça nuk u mjaftua me kaq, por në fundin e pjesës së parë, Raphinha realizoi edhe golin e tretë, të dytin personal.

Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, madje as protagonistët, pasi Raphinha kompletoi mbrëmjen e tij perfekte duke realizuar një “tripletë” golash. Me Bayern Munich që e kishte të vështirë të reagonte, Barça administroi si duhet pjesën e mbetur të ndeshjes duke i lëshuar një sinjal të qartë Real Madrid, “El Clasico” e kësaj fundjave pritet të jetë spektakolare.

“Recital”, ishte titulli i përbashkët i përzgjedhur nga dy të përditshmet pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Hakmerret Barça, thyen Bayern me “poker”, Raphinha bën “tripletë”, festë e madhe në Spanjë: Recital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook