“Na rrihte”, flet bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të hidhej nga Buna: Gënjeshtra! Mund të kem fëmijë dhe me gra të tjera. Dua kalamajtë e mi

Një ngjarje e rëndë u parandalua më 17 korrik në Shkodër, ku një 27-vjeçare planifikonte të hidhej nga ura e Bunës. Pak muaj më pas, 27-vjeçarja tregon se bashkëshorti i saj, Ajet Isufi, me të cilin është në proces divorci, i ka dhunuar fëmijët, ndërkohë që tani e përndjek dhe e kërcënon.

Ish-bashkëshorti i 27-vjeçares, në një rrëfim në emisionin Me zemër të hapur në News 24 tha se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Ai tha se nuk e mohon që mund të ketë fëmijë me gra të tjera dhe se nëse dikush del fëmijë i tij, do përgjigjet për to. Më tej, Ajet Isufi shprehet se ajo që kërkon është që të marrë fëmijët.

Ajet Isufi: Ish-bashkëshortes sime ia hoqën të drejtën e fëmijëve. E di dhe Gjykata e Kamzës që është rrahur djali nga ajo. Kam bërë kërkesë për të marrë fëmijët, por kanë hyrë spiunët (familja e saj) dhe nuk më lënë të marr fëmijët. Fëmijët dua t’i marr vetë. Po bëj përditë kërkesa në gjykata, asnjëra nuk është pranuar, sepse thonë nuk e di se kur është gjyqi. Më është thënë se kam shkuar pranë banesës së saj, por unë e kam banesën e saj 6 km larg. Unë kam punuar aty ku jeton ish-bashkëshortja. Puna ime se ku e pi unë kafen. Unë pi kafe dhe ajo qesh.

Nuk kam dhunuar fëmijët, janë shpifje. Po, pretendoj se kam fëmijë me gra të tjera. Nëse del dikush fëmija im, do përgjigjem. Nuk e kam tradhtuar, por pasi jam ndarë nga gruaja. Kërkova lidhje tjetër, kur më tha se nuk kthehem më tek ti. Unë dua fëmijët e mi, ajo të shohë jetën e vet. Familjarët e saj më kanë kërcënuar. Nëse ajo nuk do të shkojë në burg, të më japë fëmijët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Na rrihte”, flet bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të hidhej nga Buna: Gënjeshtra! Mund të kem fëmijë dhe me gra të tjera. Dua kalamajtë e mi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook