U gjetën 120 kilogram kanabis gati për tharje, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Policia ka gjetur e më tej asgjësuar 120 kilogramë kanabis në proces tharjeje.

Sasia e lëndës narkotike u gjet në fshatin Karmë, në vendin e quajtur “Shpati i malit”.

Blutë njoftojnë se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi: 

Vau i Dejës/Kontrolle intensive në territor dhe në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Karmë dhe asgjësohen rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabisi në proces tharjeje).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prodhimit të narkotikëve, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabis në proces tharjeje).

Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

U gjetën 120 kilogram kanabis gati për tharje, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook