Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e frikësuar nga ti, para Zotit e dimë kush është i drejti

I ftuar në puntatën e sotme të “BBVK” ka qenë Fero Fera, i cili nëpërmjet një konference ka folur dhe për marrëdhënien e tij me ish-partneren Arbenitën teksa theksoi se “Vajza, pa dyshim si çdo vajzë dhe çdo djalë, do më shumë nënën se babën. Vajza qëndron me nënën e saj”.

Më pas ai u shpreh se ka ende dashuri për Arbenitën dhe se e kishin menduar një rikthim mes tyre. Sakaq nuk vonoi shumë dhe një reagim i ashpër erdhi nga Arbenita.
Ajo bëri një postim publik në llogarinë personale të Instagram-it në të cilin theksoi se Fero ka marrë kujdestarinë e vajzës, pak minuta pasi ai deklaroi para banorëve të Big Brother se vajza po qëndron me të ëmën. Më tej ajo deklaroi se Fero i bën çdo moment presion asaj dhe familjes së modeles gjithashtu, ndërsa i kërkon Feros ta lërë të qetë që të vazhdojë jetën e saj…

Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e frikësuar nga ti, para Zotit e dimë kush është i drejti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook