Në rubrikën Opinion në News 24 ka pasur një përplasje të fortë verbale mes Brisida Shehajt dhe ish-deputetit Halit Valteri.
Shehaj tha se SPAK në dosjen për Metën vetëm përsëriste pasazhet dhe ky është një turp. Ndërsa, Valteri u shpreh se me Amerikën nuk bëhet shaka. Valteri vlerësoi se SPAK është parë si institucion heroik nga opozita kur arrestoi Lefter Kokën, ndërsa tashmë shihet krejtësisht ndryshe.
Brisida Shehaj: SPAK përsëriste të njëjtat pasazhe. Unë jam që të gjitha paratë e vjedhura t’ju kthehen qytetarëve.
Halit Valteri: Ka dalë vila që i ka shitur Samir Manes. Duhet të shkojë në burg Samir Mane. Duhet të shkojnë të gjithë në burg këta që kanë çuar para te LSI. Me Amerikën nuk mund të bëhet shaka. Për 5D janë në burg drejtorët. Është në hetim Veliaj, nuk keni bërë kallëzim.
Brisida Shehaj: Asnjë prokuror i SPAK nuk është i mirë.
Halit Valteri: Kur u arrestua Lefter Koka, SPAK ishte institucion hero. Mos u merrni me të tjerët, vetë Ilir Meta si politikan është i korruptuar.
(Arena e Lajmit)