Operacioni policor që ka nisur që mesditën e sotme në qarkun e Korçës, vijon ende nga autoritetet.
Sipas burimeve nga policia ka persona që ende janë në kërkim nga autoritetet. Paraprakisht dyshohet për rreth 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të përgatitur për shitje, gjithashtu më tepër se 100 rrënjë në proces tharje.
Policia e Korçës vijon me procedurat hetimore për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas me 6 të tjerë janë arrestuar.
Përveç hetimit brenda qarkut, po hetohen edhe persona nga qarqe të tjera.