Altin Zaloshnja, pedagog i Qeverisjes, Michigan, duke folur në emisionin “Open” në News24 se SPAK po përballet me bishat.
Zaloshnja tha se SPAK mund të ketë ndikim në zgjedhje, por në Shqipëri ka një sistem të kapur elektoral.
Zaloshnja tha se PD-PS merren vesh kur flitet për sistemin elektoral, ndërsa mund të zihen për gjithçka tjetër.
“Mendoj se SPAK duhet të godasë njëlloj si në opozitë edhe në mazhorancë. Opozita është po aq fajtore sa mazhoranca lidhur me krijimin e këtij sistemi”, tha Zaloshnja. Ai tha se shpreson që SPAK të godasë edhe në mazhorancë në nivele të larta dhe të tregojë se ka kapur fushën.