Rama në SHBA, përshëndet me pamjet nga Valbona: Me gurgullimën e lumit teksa rrezet e para të ditës ndriçojnë krejt luginën…

Një mozaik natyror magjepsës të ofron në këto ditë vjeshte Lugina e Valbonës, një prej mrekullive të papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i cili dje ka udhëtuar drejt SHBA-ve ka përshëndetur sot pikërisht me pamje të lumit Valbona në stinën e vjeshtës.

“Gurgullima e lumit të Valbonës teksa rrezet e para të ditës ndriçojnë krejt luginën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Ajo shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në rrethin Tropojës. La statusin e Parkut Nacional dhe përfshihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.


Arena e Lajmit

Rama në SHBA, përshëndet me pamjet nga Valbona: Me gurgullimën e lumit teksa rrezet e para të ditës ndriçojnë krejt luginën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook