Protesta e PD para Bashkisë së Tiranës, Policia: Do të bllokohen disa segmente rrugore

Partia Demokratike zhvillon protestën e 30-të para Bashkisë së Tiranës. Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa Policia e Tiranës njofton se do të ketë disa bllokime në segmentet rrugore.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Arena e Lajmit

Protesta e PD para Bashkisë së Tiranës, Policia: Do të bllokohen disa segmente rrugore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook