Eksperti i ekonomisë pranë PD Dorian Teliti, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës tha se qëndresa opozitare do të sjellë ndryshimin e madh në kryeqytet dhe në Shqipëri.
Teliti theksoi se korrupsioni është rritur dhe kryeqyteti po betonizohet. Sipas tij, në Shqipëri janë dhënë 2.3 herë më shumë leje ndërtimi sesa në vitet e kaluara.
Dorjan Teliti: Kjo qëndresë do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e në Shqipëri. Në Tiranë janë dhënë 2.3 herë leje ndërtimi më shumë sesa vitet e kaluara. Me këto gjëra duhet të merret me Prokuroria e jo të ketë akuza të rreme ndaj liderëve të opozitës.
Ne që jetojmë në Tiranë duket sikur po jetojmë në qytet të huaj. Bashkia është kthyer në ndërmarrjen më të re të betonizimit të kryeqytetit.
(Arena e Lajmit)