TIRANË
Fatmir Mediu deklaron se Edi Rama kërkon të marrë 94 mandate për të ndryshuar Kushtetutën.
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare situata politike në vend është e trazuar, me arrestime të shumta nga SPAK të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Kreu i PR-së Fatmir Mediu ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 ku foli për aktualitetin politik dhe shansete opozitës për të fituar përballë Ramës. Ai tha se Rama do ta kthejë Shqipërinë në Republikë Presidenciale për ta drejtuar vetë, duke e krahasuar me Rusinë apo Turqinë. Nga ana tjetër gazetari dhe botuesi i “Koha Jonë” Nikoll Lesi tha se opozita nuk ngjall besim.
Fatmir Mediu: Kam marrë masat dhe angazhim maksimal që kolegët e mi të kenë një takim të suksesshëm (në Strasburg). Duke paraqitur problemet që ka Shqipëria. Drejtësia duket e pavarur, por është e pavarur nga Kushtetuta dhe kodi penal.
Kur është në pozicion të vështirë opozita, qytetari është në pozitë e vështirë. Pasqyron gjendjen e rëndë të vendit.
Shqipëria në pamundësi për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po shkojmë para zgjedhjeve me lidershipin e opozitës të akuzuar, të arrestuar, duke iu thënë qytetarëve shqiptarë që këta nuk mund të zhvillojnë më aktivitet politik dhe të shkojnë tek interesi i Edi Ramës. Interesi i Edi Ramës të marrë 94 mandate dhe të ndryshojë Kushtetutën për ta kthyer në Republikë Presidenciale për ta drejtuar vetë, si në Rusi, Turqi etj. Veprimet që janë bërë tërësisht jo kushtetuese dhe jo procedurale. Unë jam në proces vetë, më kërkojnë kush ka punuar në fabrikën e Gërdecit, që nuk ka lidhje me detyrën e ministrit.
Nikoll Lesi: Për mua pas 12 vjetëve në pushtet, kushdo që të jetë duhet të ketë rotacion politik, por kush do ta marrë? Berisha bashkoi njerëzit, zgjeroi PD-në në 2004, po sot çfarë besimi ngjall PD-ja juaj. Dy kokat kryesore Berisha dhe Meta janë në burg, me të drejtë apo pa të drejtë është minus i madh për koalicionin para zgjedhjeve. PD-ja vjen pas një situate të jashtëzakonshme që u rrahën me njeri-tjetrin dhe që ka lënë vraga në trup dhe kanë dalë partiza të vogla që ti e di shumë mirë që shpërndajnë votat.
Me çfarë fryme krijon PD-ja? E dyta, për mua nuk rrëzohet Edi Rama me Sali Berishën. Sali Berisha ka vlerat e veta, por nuk është se bashkon popullsinë. Sa vota keni marrë, ja themi 700 mijë. Ai tjetri ka 800 mijë vota. Dhurata nuk vini dot në pushtet me këtë mënyrë që po bëni opozitë. Duhet të krijoni që kryetarët e partive dhe emrat e spikatur nga partia duhet të jenë në listën e sigurt. Sepse këta kanë vota.
Dhurata Çupi: Opozita nuk futet në fushatë në kushtet të barabarta me pushtetin. A biem dakord që kjo është fushatë e pabarabartë. A kemi një reformë zgjedhore të munguar? Kjo nuk është as për shkak të Sali Berishës as për shkak të Fatmir Mediut. Është për shkak të PS-së që kërkon të ndaj zgjedhjet e 2025 në tavolinë.
Nikoll Lesi: Si do marrësh vota nga shtresa gri?
Fatmir Mediu: Së bashku kemi frymëzuar një koalicion 17 parti. Elementi i parë ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. U bë një reformë zgjedhore. A kemi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Nëse do i referohemi raportit të OSBE-ODIHR, thuhet zgjedhësit intimidohen, vota shitet dhe blihet.
Nikoll Lesi: Pse nuk kishte banda në 2004, por si e solli frymën Sali Berisha.
Fatmir Mediu: Në atë kohë nga pikëpamja ligjore u kërkuan kushtet për dakordësi. Koalicionet e përbëra, Edi Rama i përjashtoi në mënyrë të njëanshme. Është alogjike, është njësoj të përjashtosh pluralizimin politik. Çështjet janë agrivuar. Intimidimi i votuesve, patronazhistët, çfarë është patronazhisti, ti hysh tjetrit në shtëpinë e vet është njësoj si në kohën e sigurimit të shtetit. Është imponim i vullnetit. Të përdorësh të dhënat e qytetarëve është një nga cenimet më të mëdha të lirisë së individit.