“Përpjekje e dështuar për cinizëm”, Vangjeli e Qori “përplasen” në “Log.”! Analisti: Fjalët e tua më ngjethin, më kujtojnë…

Analisti Lorenc Vangjeli dhe Arlind Qori nga Lëvizja “Bashkë” janë “përplasur” me njëri-tjetrin në studion e “Log.” në News24.

Ndërkohë që Vangjeli u shpreh se partitë Lëvizja “Bashkë” apo “Nisma Thurje” momentalisht nuk cenojnë pushtetin e mazhorancës në pushtet, Qori u shpreh se cinizmi është një sport i vështirë dhe jo gjithkush mund ta bëjë.

“Thumbimit” të Qorit, Vangjeli iu përgjigj duke u shprehur se shpesh fjalë në fjalorin e Qorit e ngjethin, për shkak se i sjellin kujtime të së shkuarës.

Pjesë nga debati:
Vangjeli: Partitë e vogla, shoh që më shumë kanë konlikt me njëri-tjetrin e sa me njeriun që shoh se si deri tani dyshoj se mund t’ia cënojnë pushtetin.

Qori: Cinizmi është sport i vështirë, nuk e bëjnë dot të gjithë, duhet të jesh pak filozof. Kështu që në këtë rast është pak tentativë e dështuar. Zoti Vangjeli mesa duket nuk e vëshgon mirë aktivitetin politik të Lëvizjes “bashkë” sepse nuk guxoj të mendoj që nuk e njeh politikën, me siguri është njohës shumë i mirë intelektualisht i politikës. Nëse do të lexonte programin tonë do të shihte si organizohemi me rininë, pensionistët bizneset e do shihte se si bëjmë të gjitha aktivitetet që bën një parti edhe në botë. Kur Vangjeli t’i vëzhgojë e t’i lexojë me interes do të ndryshojë mendim.

Vangjeli: Kisha një kuriozitet me veten, a do ta thoshe këtë gjë që e ke thënë edhe herë të tjera? Nuk më pëlqen ndjenja e viktimizimit. Ka disa fjalë në fjalorin tuaj që për shkak të moshës sime më ngjethin se më kujtojnë gjëra të së shkuarës. Nuk janë vetëm studiot dritarja ku mund të flitet. Më thoni pak çfarë keni shkruar?

()


Arena e Lajmit

“Përpjekje e dështuar për cinizëm”, Vangjeli e Qori “përplasen” në “Log.”! Analisti: Fjalët e tua më ngjethin, më kujtojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook