“Po rikuperohem”- Georgina Rodriguez shtrohet në spital! Ja çfarë i ndodhi partneres së Cristiano Ronaldos

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldos, ka kaluar katër ditë në spital për t’u trajtuar nga pneumonia.

Me anë të një postimi në Instagram, Georgina e bëri vëtë të ditur lajmin teksa tha se është në gjëndje më të mirë shëndetësore dhe momentalisht po trajtohet në shtëpi.

“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi partnerja e Ronaldos në story-n ku dukej krahu i saj me një infuzion.

Ndër të tjera ajo falenderonte mjekët dhe stafin e spitalit të cilët kishin treguar kujdes të veçantë për yllin portugez.

“Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital. Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, përfundoi Rodriguez.

“Po rikuperohem”- Georgina Rodriguez shtrohet në spital! Ja çfarë i ndodhi partneres së Cristiano Ronaldos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook