Heidi Baci është larguar nga emisioni “Goca dhe gra”. Lajmi është konfirmuar nga burime për Vip Magazine.
Tashmë vendin e Heidit në program do ta zërë Einxhel Shkira, e cila është edhe një nga të ftuarat e radhës në këtë program.
Mësohet se Heidi do të jetë në panel këtë të shtunë, ndërsa pas përfundimit të xhirimeve eshte larguar drejt Italisë, atje ku eshte shpërngulur sërish pranë familjarëve të saj.
Largimi i Heidit nga Shqipëria, në këtë moment kur po krijonte një karrierë televizive me shumë dashamirës në publik duket se konfirmon njëherë e mirë zërat për ndarje nga Romeo.