Nga Shqipëria në Itali dhe nga Vjena në Tiranë, ekstradohen dy persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët europianë për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

– Nga Shqipëria në Itali, ekstradohet një shtetas italian, i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

– Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:

– ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;

-e kstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

Bashkëpunimi me homologët vijon.


Arena e Lajmit

Nga Shqipëria në Itali dhe nga Vjena në Tiranë, ekstradohen dy persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook