Periudhë e vështirë për Danilon, i cili me ndërrimin e trajnerit te Juventusi e gjeti veten nga kapiten në rezervë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi po gjen pak hapësirë dhe në këto kushte nuk përjashtohet një lamtumirë e mundshme në afatin kalimtar të janarit.
Situata e brazilianit monitorohet nga disa klube të Arabisë Saudite, teksa sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, kanë nisur tashmë kontaktet e para. 33-vjeçari është pjesë e bardhezinjve deri në vitin 2019 dhe ka një kontratë ekzistuese deri në qershor 2025.