“Mos na hap barkun tani”, Sula dhe Mërtiri përplasen ashpër, analisti: Hoqët Bashën dhe sollët Berishën që mbani në ballkon

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e News24 mes deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula, dhe analistit Ergys Mërtiri, duke diskutuar situatën brenda opozitës.

Mërtiri, me një qasje kritike, pyeti Sulën se pse opozita nuk po reformohet, duke theksuar se 33 vjet pa reformim janë shumë. “Pse nuk reformohet?” u shpreh ai.

Sula, nga ana tjetër, u përgjigj se opozita ka kaluar në cikle dhe se reformimi është një proces i vazhdueshëm. “E reformuam pra, mikun tim dhe tëndin e çuam atje,” tha ai, duke iu referuar ish-kreut të PD Lulzim Basha.

Mërtiri kritikoi se Sula dhe partia e tij e hoqën Bashën. “E hoqët prapë,” tha ai. Në një moment kulminant, Sula iu përgjigj Mërtirit duke thënë “mos na hap barkun tani” në lidhje me ish-kryedemokratin, duke thënë se ky i fundit është përgjegjësi për “derexhenë” e opozitës.

“Ju solli Berisha që mbani në ballkon,” u shpreh Mërtiri, duke iu referuar kreut aktual të PD.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Pse nuk reformohet?
Sula: Ka cikle
Mërtiri: Po ka 33 vjet
Sula: E reformuam pra, mikun tim dhe tëndin e çuam atje
Mërtiri: E hoqët prapë
Sula: Hoqi veten, po të lutem aman mos na hap barkun
Mërtiri: Po hajde ta hapim njëherë.
Sula: Nuk e hapim dot më se na solli në këtë derexhe.
Mërtiri: Ju solli Berisha që mbani në ballkon.


Arena e Lajmit

“Mos na hap barkun tani”, Sula dhe Mërtiri përplasen ashpër, analisti: Hoqët Bashën dhe sollët Berishën që mbani në ballkon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook